Armët kimike në Shqipëri Rama: Kemi detyrim ndaj SHBA

SHBA vazhdojnë negociatat me Shqipërinë për mundësinë e asgjësimit të armëve kimike siriane.

Nga qeveria shqiptare ende nuk është bërë zyrtarisht i ditur vendimi që do të merret, ndërkohë që në Tiranë dhe në Elbasan po zhvillohen protesta ku i bëjnë thirrje qeverisë të mos pranojë asgjësimin e armëve kimike. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se SHBA ka marrë sinjale pozitive nga Shqipëria
 
Ndërkohë Kryeministri Rama deklaroi sot se angazhimi i Shqipërisë në NATO, nga llogoret e Irakut dhe Afganistanit tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri është detyrim i patjetërsueshëm ndaj SHBA-së, falë së cilës shqiptarët janë këtu ku janë.

“Qeveria jonë i jep rëndësi të posatshme partneritetit strategjik me SHBA dhe mishërimi i këtij partneriteti në frontin e NATO-s, nga llogoret e Irakut dhe Afganistanit tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri, është jo vetëm detyrim i patjetërsueshëm, por dhe burim krenarie për ne shqiptarët, sepse ne s’do ta harrojmë kurrë dhe për asnjë arsye se falë këtij partneriteti dhe falë SHBA si miku e aleati më i madh i shqipëtarëve, sot shqiptarët janë më mirë se kurrë ndonjëherë më parë kudo ku ata banojnë në rajonin tonë.”- tha Rama në ceremoninë e prezantimit të shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm që u zhvillua në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button