Miran Maksuti kthehet përsëri te Shkupi

Sulmuesi shtatlartë i skuadrës së FC Shkupi, Miran Maksuti pas qëndrimit disaditorë në Ulqin, me ekipin e superligës së Shqipërisë, Vllazninë e Shkodrës, ka vendosur që përsëri të kthehet në klubin amë.

Maksuti ka luajtur disa sot ka luajtur 90 minuta me Vllazninë në kontrolluesen kundër Beslidhjes së Lezhës, ndeshje kjo që ka përfunduar pa fitues 1:1, ndërsa golin e vetëm për shkodranët e ka shënuar pikërisht Maksuti.

“Kisha një paraqitje të mirë në këto pak ditë me Vllazninë, por thjesht nuk gjetëm gjuhë të përbashkët me drejtuesit dhe mendoj se për momentin më e mira është të kthehem në Shkup dhe të vazhdojmë punën për në sezonin pranverorë”, ka thënë shkurt për “Portalb”, Miran Maksuti.

Sulmuesi tetovar që te Shkupi erdhi nga radhët e Dritës së Bogovinës,  pritet që gjatë të premtes të arrijë në Tetovë, ndërsa të shtuan përsëri do të jetë nën urdhrat e trajnerit Visar Ganiu. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button