fbpx

Nikolla Gruevski dha dorëheqje

“Sipas Marrëveshjes së Përzhinos kryeministri do të duhet të tërhiqet nga posti 100 ditë përpara zgjedhjeve, dhe unë që nesër deri te kryetari i Parlamentit të Maqedonisë do ta dorëzoj kërkesën për dorëheqje”, tha Nikolla Gruevski, raporton Portalb.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, kryeministri duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve që zgjedhjet të jenë efektive, ndërkaq ai ka të drejtë përsëri të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai ka shtuar se këtë po e bën që Maqedonia të del nga kriza. Gruevski tha që ai i ka respektuar të gjitha pikat e Marrëveshjes së Përzhinos, bile sipas tij, ai ka dhënë edhe më shumë se sa është dashur.

“Ne kemi bërë mjaft kompromis, bile kemi qenë të kritikuar se shumë kemi dhënë. Ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat. Zgjedhjet do të duhet të mbahen më 24 prill, unë jam që të mbahen zgjedhjet. Vetë e dini se vendi ynë është në një krizë të thellë politike, verën e kaluar 4 partitë më të mëdha politike bashkë me ndërmjetësuesit e jashtëm, arritëm në një marrëveshje për tejkalimin e krizës. Duhet që të lihen problemet anash që populli dhe shteti të ecë përpara. Detyrat tona ne i kemi kryer. Zgjedhjet e 24 prillit do t’i pastrojnë mjegullat të cilat na i shkaktuan, tërë këtë agoni do ta lëmë pas nesh dhe do të tregojmë se askush nuk guxon ta nënvlerësojë popullin tonë sepse ai e di çfarë do, kënd dhe pse e përmban”, tha Nikolla Gruevski.

Përndryshe, “Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev do të jetë kryeministër i Qeverisë Kalimtare, pasi që është konfirmuar me deklaratë dorëheqja e Nikolla Gruevskit”, kjo u konfirmua nga koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Emil Dimitriev, VMRO-DPMNE
Emil Dimitriev

Vendimi që Dimitriev të vijë në krye të Qeverisë Kalimtare, është sjellë në seancën e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, e cila është mbajtur sonte.

Lexo: Zyrtare: Ja kush do të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë!

Lexo: Zaev: Dorëheqja e Gruevskit, fillim i fundit!

Lexo: Sipas Përzhinos, Gruevski sonte jep dorëheqje

Lexo: Dokumenti me nënshkrime, pikat që u morën vesh liderët e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button