Në Kosovë janë kthyer 17 mijë azilkërkues

Azilkërkuesit dhe riintegrimi i tyre ka qenë temë diskutimi ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe kryetarëve të komunave në Kosovë.

Në këtë takim u tha se bashkë me komunat do të duhet të vazhdojë me fushatat për sensibilizimin dhe për përfitimet nga fondet e riatdhesimit.

Ministri Skënder Hyseni, tha se, ky takim kishte ardhur pas konsultimeve që ky i fundit ka pasur me kryeministrin dhe ministrin e Integrimeve Evropiane për të trajtuar bashkërisht me ta çështjen që ishte edhe një nga kriteret për liberalizim të vizave.

“Sa i përket riintegrimit dhe rikthimit të azilkërkuesve është proces që do të vazhdoj edhe pas rekomandimit dhe pas datës dhe qëllimi i këtij takimi është që ta vendosim bashkërisht theksin te puna që duhet të vazhdojmë të bëhen në këtë rast. Deri më tash janë kthyer rreth 17 mijë dhe ne zotohemi që do t’i qëndrojmë besnik rikthimit dhe efikasitetit dhe gjithë atyre që ju refuzohet azili”, ka thënë Hyseni.

Ndërsa në lidhje me buxhetin për azil, Hyseni thotë se, tashmë ka dhënë dëshmitë që ka rritje të shpenzimit të këtij fondi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button