Merkel në presion nga mbështetësit e saj: Mbyll kufijtë për emigrantët

Angela Merkel po përballet me kritika dhe kundërshtime edhe nga përkrahësit e saj për sa i përket çështjes së refugjatëve. Më shumë se 40 deputetë nga partia e saj CDU raportohet se kanë nisur nënshkrimin e një peticioni, ku kërkojnë që të mbyllen kufijtë për refugjatët.

“Nëse shumë prej nesh janë dakord për ndalimin e emigrantëve në kufi, atëherë ne duhet ta nënshkruajmë atë”, ka thënë për gazetën gjermane “Bild” Christian von Stetten, një nga deputetët pro peticionit. Deputetët kërkojnë që të mbyllen kufijtë për azilkërkuesit të cilët duan të hyjnë në Gjermani. Ata kanë ndërmend që të kërkojnë votimin e propozimit në mbledhjen e radhës që do të mbahet më 26 janar.

Merkel është nën presion dhe po kritikohet shumë për politikën e dyerve të hapura. Pakënaqësitë janë shtuar më tepër pas ngjarjeve të Vitit të Ri, ku më shumë se 650 femra kanë raportuar se janë dhunuar, ku 45 për qind e tyre janë dhunuar seksualisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button