Prishtina akuzon Beogradin për sulmet në Veri

Qeveria e Kosovës ka akuzuar atë serbe për sulmet e ndodhura në Veri. Sipas ministrit të jashtëm, EnverHoxhaj, sulmi në qendrën e votimit në Mitrovicën e veriut ka qenë i organizuar dhe iplanifikuar nga njerëz profesionistë prapa të cilëve qëndrojnë strukturat ilegale të Serbisë. 

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Hoxhaj është shprehur se faji për cënimin e procesit zgjedhor në veri të Mitrovicës nuk mund t’u lihet vetëm huliganëve.

“Në shkollën “Sveti Sava” sulmika qenë i planifikuar, iorganizuar dhe njerëzit që kanë shkatërruar materialin zgjedhor dhe kanë kërcënuar komisionerët, vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë kanë qenë njerëz shumë profesionistë. Padyshim që nuk mund t’u lihet vetëm huliganëve të caktuar dhe unë mendoj që mbrapa një akti të tillë qëndrojnë struktura të shtetit serb”,-është shprehur ai.

Prishtina dhe Beogradi me ndërmjetësimin e Brukselit në prill të këtij viti ishin marrë vesh që 30 shtatori të jetë afati i fundit për shuarjen e të gjitha strukturave paralele serbe.
Hoxhaj e ka pranuar se këto institucione vazhdojnë të funksionojnë në forma të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button