Aksident komunikacioni, lëndohet rëndë një grua në rrugën Strugë-Dibër

Një grua e moshës 52 vjeçare është lënduar rëndë në një aksident komunikacioni rreth orës 13:40 në rrugën Strugë-Dibër, transmeton Portalb.

Aksidenti ka ndodhur kur janë ndeshur, automjeti “Volswagen Pasat” me targa të Strugës të cilin e ka drejtuar 64 vjeçari nga fshati Koroshishta dhe automjeti “Golf” me targa të Ohrit të cilin e ka drejtuar 43 vjeçari, banor i fshatit të Strugës Oktisi.

Gruaja e lënduar rëndë, ka qenë bashkudhëtarë në e dyzet e tre vjeçarit gjegjësisht ka qenë në automjetin “Golf”. E lënduara është dërguar në spitalin “Shën Erazmo-Ohër”, ndërkaq SPB-Strugë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button