FIFA bllokon transferimet për Realin dhe Atleticon

FIFA tashmë ka marrë një vendim, ku Real Madrid dhe Atletico Madrid do të dënohen për shkak të transferimit të lojtarëve të minoren. Të dy skuadrat janë duke u hetuar që një vit dhe ato kanë dalë fajtore dhe do të dënohen.

Brenda pak orësh do të behet i ditur vendimi zyrtar, ku Real Madrid dhe Atletico Madrid nuk do të mund të transferojnë lojtar në dy afatet kalimtare, këtë të janarit dhe atë të verës së ardhshme.

Ky do të ishte një problem i madh sidomos për Realin, që janë duke kërkuar të përforcojnë skuadrën me lojtarë si Paul Pogba dhe Eden Hazard.

Kujtojmë se një dënim të tillë e kishte marrë më herët edhe Barcelona, dënim ky që skadon në janar të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button