“Adem Jashari” nderohet nga 10 shtete

Edicioni i 15-të i turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari” do të jetë më i veçantë nga të deritashmit, jo për nga cilësia sa për nga mënyra e organizimit.

Turneu më i madh në Kosovë, për herë të parë do të zhvillohet duke qenë në kalendarin e Federatës Botërore të Boksit (AIBA). Kosova është anëtare provizore e AIBA-s prej verës së vitit 2012, por vetëm këtë vit turneu “Adem Jashari” është futur në kalendarin e saj.

Kjo, sipas zyrtarëve të Federatës së Boksit të Kosovës, është përgjegjësi shtesë.

Turneu i sivjetmë do të zhvillohet më 16 e 17 nëntor. Më 16, në Prishtinë zhvillohen gjysmëfinalet, kurse meçet finale do të organizohen në Gjilan.

Pjesëmarrjen në këtë turne e kanë konfirmuar nëntë shtete: Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Maqedonia, Bullgaria, Italia, Kroacia e Zvicra, që bashkë me boksierët nga Kosova e çojnë numrin e shteteve në 10.

Lajme të ngjashme

Back to top button