Autoshkollat edhe sot në protestë përpara Qeverisë kundër vendosjes së kamerave

Autoshkollat nga shumica e qyteteve të Maqedonisë, përsëri edhe sot kanë dalë në protestë përpara Qeverisë që ta tregojnë revoltin e tyre për mospajtimin me ligjin i cili i obligon të gjithë instruktorët të instalojnë kamera në vetura gjatë trajnimit të kandidatëve, njofton Portalb.

Edhe pse jozyrtarisht mësohet se Qeveria u ka ofruar që ligji të shtyhet për një vit, autoshkollat nuk kanë pranuar dhe kanë vazhduar me protestat. Sipas tyre, është e papranueshme oferta e tillë, dhe se kërkojnë që të zgjidhjet çështja përgjithmonë, jo të shtyhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button