Lajm agjencie që është prishur me komente

[Recension: VMRO-DPMNE: Nëse nuk ka zgjedhje më 24 prill, Marrëveshja e Përzhinos nuk do të vlejë]

Ky është një shembull se si mund të merret një lajm agjencie dhe pastaj të prishet me përbërje jokualitative që i janë shtuar tekstit. Një informatë e mirë nga një burim i besueshëm që fiton kahe krejtësisht tjetër për shkak se dikush ka vlerësuar, për fat të keq, gabimisht, se ka nevojë për formulime komentuese si “ikje nga zgjedhjet”, “parti e cila nuk dëshiron të paraqitet në zgjedhje”, “panik”, “katastrofë” etj. Kjo pak a shumë u ngjan shembujve nga industria automobilistike në të kaluarën – kur ndonjë vend i Evropës Lindore do ta merrte ndonjë motor nga Evropa Perëndimore për ndonjë model të veturës së tyre dhe pastaj atë do ta “plotësonin” me të ashtuquajtura risi teknike, të cilat jo vetëm që nuk i përmirësonin performanca e saj, por edhe i prishnin ato.

Linku deri te artikulli origjinal111: VMRO-DPMNE: Nëse nuk ka zgjedhje më 24 prill, Marrëveshja e Përzhinos nuk do të vlejë

Data dhe koha e publikimit: 05.01.2016   18:18

Data e recensionit: 08.01.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

DOZË E FUQISHME SUGJESTIVE

Bëhet fjalë për lajm politik të ditës, ku partia në pushtet del me qëndrimin se Marrëveshja e Përzhinës nuk vlen nëse dikush merr guximin që t’i zhvendosë zgjedhjet që janë caktuar për 24 prill. Në mënyrë korrekte është përcjellë deklarata e shefit të Qendrës për komunikime të dhënë për një medie tjetër, ai është cituar drejt, është përcjellë edhe qëndrimi i opozitës, që është dhënë për agjencinë e njëjtë për të cilën ka folur edhe përfaqësuesi i pushtetit, mirëpo…

Pse pothuajse gjithmonë duhet të ketë “mirëpo”?! Mirëpo, në hapësirën, ta quajmë ashtu ndërmjet deklaratave të Kotevskit dhe të Shekerinskës janë futur intervenime “autoriale”, që nuk janë asgjë tjetër, por elemente komentuese me një dozë të fuqishme sugjestive, të cilat lexuesit ia imponojnë pikëpamjen personale të situatës aktuale politike. Shprehjet e përdorura janë agresive, të dallueshme qartë, dhe nuk lënë shumë mundësi që vetë publiku, në bazë të deklaratave të prezantuara të gjykojnë vetë, për atë se çka thotë njëra palë, e çka tjetra dhe ku është e vërteta. Përkundrazi, këtu apriori përparësi u jepet qëndrimeve të partisë në pushtet:

“Nga LSDM-ja mbeten në politikën e ikjes nga qytetarët. Partia opozitare njësoj sikurse edhe në të gjitha 4 zgjedhjet e fundit paralajmëron se nuk do të paraqitet para qytetarëve për shkak se sipas tyre, nuk qenkan respektuar të gjitha obligimet.

LSDM-ja është partia e vetme në botë, e cila edhe pse është në opozitë nuk dëshiron të paraqitet në zgjedhje.

Përderisa LSDM-ja ik nga qytetarët, në bllokun politik shqiptar ka konsensus se zgjedhje në prill patjetër duhet të ketë.”

“MISH I EGËR”

Ja të përsërisim për të një mijëtën herë, Kodi i gazetarëve thotë:

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit (neni 13)

E jo si këtu, me hinkë t’u lëshohen qëndrimet lexuesve, duke manipuluar se bëhet fjalë për lajm të zakonshëm.

Nga këndvështrimi profesional, absolutisht nuk ka pasur nevojë për qasje të tillë. Nga perspektiva politike, ajo është arsyeshme, mirëpo sikur të ishte plasuar në komunikatë partiake, e jo në tekst gazetaresk që u dedikohet një rrethi të gjerë të qytetarëve, të cilët jo të gjithë janë anëtarë të partisë në pushtet.

Nga kjo që u konstatua më lartë shihet se ka anshmëri të skajshme. Më saktë, korrekte është vetëm pjesa që është marrë nga lajmi i agjencisë, ndërsa gjithçka tjetër është “mish i egër”, që ka ardhur kushedi se prej ku.

Shembull për këtë janë ekspertët e përmendur! Nëse theksohet mendimi i tyre, atëherë do të ishte në rregull që ata të emërtohen ose së paku të vendosen linke deri te deklaratat e tyre që janë dhënë më parë ose për ndonjë medie tjetër. E jo kështu, të “qëllohet” me plumba-qorre, të ashtuquajtura ekspertë anonimë.

Nuk e di pse nuk janë ofruar argumente përkatëse, për atë se, siç thuhet, opozita ik nga zgjedhjet mirëpo më duket se teksti qartë ik nga gazetaria profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button