Gostivar, dhuna në familje shënon rritje, në 2014- ën 9 raste, në 2015-ën 47 raste!

Dhuna në familje vazhdon të paraqes një dukuri në rritje, si nga numri i rasteve të ndodhura ashtu edhe nga rritja e numrit të rasteve që denoncohet tek institucionet kompetente. Gjatë vitit 2015 në rajonin e gjerë të Gostivarit janë regjistruar 47 raste të dhunës në familje, shkruan gazeta KOHA.

Kompetentët thonë se për dallim nga periudha e kaluar kur rastet e tilla kanë qenë të izoluara, së fundmi, dhuna në familje gjithnjë e më tepër theksohet. Për sociologët, dhuna në familje nuk është ndonjë dukuri e re në mjedisin tonë,por ajo në të kaluarën është strukur në kuadër të familjes ndërsa viktimat e pësuara qoftë në aspekt fizik apo psikik nuk kanë pasur asnjë të drejtë tjetër pos që ta maskojnë rastin duke i veshur rrethana të tjera.

“Edhe më tej mbetet vlerësimi se numri i vërtetë i akteve të tilla mbetet shumë më i madh. Shumica e viktimave ose nuk i lajmërojnë rastet e tilla ose nuk kërkojë ndjekje penale. Sipas tij, është fakt se për dallim nga e kaluara, kohëve të fundit viktimat gjithnjë e më pak e fshehin dhunën dhe dukshëm i tejkalojnë paragjykimet dhe stereotipat rreth kësaj problematike”, thotë zëdhënësi i Policisë, Marjan Josifoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button