Fitorja e Brondbyt me aromë shqiptare (Video)

Dyshja shqiptare nga Tetova e Brondbyt, Ferhan Hasani dhe Riza Durmishi kanë qenë protagonistët kryesorë në fitoren ndaj AGF Arhus  me rezultatin 3:0.

Golin e parë e ka shënuar 19-vjeçari Durmishi (nga Kamenjani i Tetovës), e kjo ka ndodhur  në minutën e 56-të kur asistimi i Ferhan Hasanit i dha mundësinë që ai të mposhtë portierin Rasmusen. 

Në minutën e 72-të Lebogang Phiri ngriti epërsinë e Brondbit në 2:0, ndërsa edhe goli i tretë erdhi pas depërtimit të Hasanit, i cili shërbeu Kenet Zohoren, që edhe realizoi golin e tretë për Brondbyn. 

Ferhan Hasani u zëvendësua në minutën e 84-të, e që tifozët vendas e shpërblyen me duartrokitje frenetike. Brondby pas kësaj fitoreje është ngjitur lartë në pozitën e katërt me 21 pikë të grumbulluara. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button