FRI në manifestimin HIXHRI 1435, shpalli nxënësit dhe studentët e vitit (foto)

FRI në manifestimin HIXHRI 1435, shpalli nxënësit dhe studentët e vitit

Për të trembëdhjetën herë me radhë, Forumi Rinor Islam organizoi manifestimin tradicional të Hixhrit me rastin e vitit të ri Islam, 1435.

Ashtu siç është traditë e këtij manifestimi, edhe kësaj here janë shpallur nxënësit dhe studentët e dalluar të shkollave dhe universiteteve të vendit.

Përveç kësaj, u ndanë edhe çmimi “Hafizi më i ri i vitit” të cilin Forumi Rinor Islam e ndan tani më tre vite me radhë, dhe çmimi “Shkencëtari i ri i vitit” i cili sivjet u nda për të pestën herë në këtë manifestim.

Çmimi i hafizit më të ri të vitit shkoi për hafizen trembëdhjetë vjeçare, Amra Ramadani nga fshati Studeniçan, ndërkaq si shkencëtar më i ri i vitit u dekorua Festim Halili, magjistër i Shkencave Kompjuterike.

Ndërkaq, pika më emocionuese e këtij manifestimi, si çdoherë, ishte dekorimi i studentëve më të mirë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit të Shkupit, Universitetit Ballkanik, Universitetit FON dhe Universitetit të Evropës Juglindore.

Nadire Latifi, studente në fakultetin psikologjik në Shën Kirili dhe Metodi dhe gjuhë angleze në Universitetin Ballkanik – Shkup, nuk ngurroi të shpreh kënaqësin për dekorimin, studentja e vitit.

‘Mese shperblim, ky dekorim paraqet nje vertetim teper te asaj bindjeje qe kam ushqyer qe moti: mundi gjithnje shperblehet, madje ndodh qe frytet e tij t’I mbledhim neper vende qe nuk i kemi paramenduar. Pikerisht per kete arsye, nder te tjera, eshte edhe nje nxitje shtese per t’I kryer edhe me me vullnet te gjitha ato plane dhe detyra qe ia kam veshur ardhmerise sime’ tha Latifi.

Traditë e këtij manifestimi është edhe dekorimi i personaliteteve me arritje e kontribute të veçanta, dekorime këto të cilat sivjet iu dhanë Prof. Dr. Alija Izetbegoviç dhe Mentaz Allajbegut./Portalb


Lajme të ngjashme

Back to top button