Shpejtësia nuk duhet të cënojë saktësinë

[Recension: “Me vendim të Qeverisë, mbyllet Jugohromi”]

Mbyllja e një prej ndotësve më të mëdhenj në rajonin e Pollogut “Jugohrom” ka kohë që është në duart e Qeverisë. Pushteti ekzekutiv duhet ta jap fjalën e fundit që të njëjtës t’i vendohet dryni. Lajmi për mbylljen e “Jugohromit” u përhapë sa “hapë e mbyll sytë”, gati në të gjitha mediat. Lajmi transmetohej nga media në media edhe pse në produktin që u servua askund nuk kishim qëndrim zyrtar as nga Qeveria e as nga “Jugohromi”.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: Me vendim të Qeverisë, mbyllet Jugohromi

Data dhe koha e publikimit: 24.12.2015

Data e recensionit: 13.01.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Në tekstin që po e recensojmë raportohet për mbylljen e “Jugohromit” dhe precizohet se këtë hap e ka ndërmarrë Qeveria, por pa parashtruar qëndrimin zyrtarë të Qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë vonë ka marrë vendimin për të mbyllur Jugohromin dhe të pezullojë punën e kësaj fabrike për një afat të pacaktuar.”

Lajmi para botimit duhej të verifikohej. Është nisur nga logjika- meqenëse mbyllja është në duart e Qeverisë, mbyllja është rezultat i ekzekutivit. Kjo qasje është leksion i mirë për atë se pse gazetari nuk duhet të shpejtojë në publikimin e lajmit pa e verifikuar atë paraprakisht.

Të njëjtin lajm vetëm pak çaste nga publikimi e kishte mohuar edhe vet ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Nurhan Izairi, i cili dëshmoi se “Qeveria nuk ka sjellë vendim për mbylljen e Jugohromit”. Mandej, edhe drejtori i “Jugohromit” vërtetoi se mbyllja nuk ka ardhur si rezultat i presionit të Qeverisë.

Rasti tregon se mos-verifikimi i lajmit nuk është aspak i preferueshëm dhe sjell pasaktësi. Gazetari nxitohet që të japë lajmin i pari, por ngutja nuk duhet të shkaktojë pasaktësi, aq më shumë për ngjarje me interes të madh për opinioni siç është ndotja e ajrit.

Lëshimi është bërë me qëllim të shpejtësisë, për të pasur eksklusivitetin e informacionit që ishte shumë i rëndësishëm dhe i shumë-pritur nga opinion.

Më pas shumë shpejtë, media dha informacionin e plotë dhe me gjithe detajet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button