Super derbi Liverpool – Arsenal pa fitues, por me shumë gola (Video)

Liverpooli dhe Arsenali kanë ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së 21-të në Premier Ligë duke barazuar me rezultatin 3:3.

Skuadra e Arsene Wengerit dy herë ishte në disavantazh. Roberto Firmino hapi serinë e golave pas vetëm dhjetë minutash lojë. Rezultati u barazua pas vetëm katër minutave nga Aaron Ramsey.

Në minutën e 19-të, Firmino realizoi golin e dytë personal duke “bombarduar” portën e Petr Cech për 2 me 1. Megjithatë, as kjo epërsi nuk zgjati më shumë se 6 minuta, pasi Olivier Giroud barazoi gjithçka në 2 me 2, për të dërguar me barazim skuadrat në pushim mes pjesëve.

Në pjesën e dytë dominoi Liverpooli, por të parët realizuan “Topçinjtë” përmes Olivier Giroudit që shënoi në minutën e 55-të. Joe Allen barazoi gjithçka në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar të takimit.

Tani Arsenali prinë në tabelë dhe ka 43 pikë në tabelë aq sa ka edhe Leicesteri në pozitën e dytë. Manchester City ka tri më pak në pozitën e tretë. Liverpooli është i nënti me 31 pikë të tubuara.

Rezultatet:

Chelsea 2 – 2 West Bromwich Albion
Manchester City 0 – 0 Everton
Southampton 2 – 0 Watford
Stoke City 3 – 1 Norwich City
Swansea City 2 – 4 Sunderland
Liverpool 3 – 3 Arsenal
Tottenham Hotspur 0 – 1 Leicester City

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button