Izairi: Mbyllja e Jugohromit nuk ka ndikuar ne pastrimin e ajrit

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Nurhan Izairi vazhdon të insistojë se kombinati metalurgjik “Jugohrom” nuk është ndotësi kryesor në Tetovë dhe se sipas tij, ajri i pastër që ka rezultuar kohën e fundit është si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike, transmeton TV21.

“Nëse e bëni një komparacion me vitet që kanë kaluar në të shkuarën dhe do të shihni periudhat kohore në të shkuarën që kanë qenë, kjo periudhë kohore d.m.th fund viti dhe fillim viti, kushtet klimatike kanë qenë më ndryshe dhe ajo dukshëm siç po e shihni edhe në nivel të shtetit dukshëm ka ndikuar në përmirësimin e kësaj”, tha Nurhan Izairi, Ministër i Mjedisit.

Por sipas tij, problematika e ndotjes do të jetë edhe më tej një sfidë e qeverisë, pushtetit lokal dhe qytetarëve. Ministri Izairi tha se nuk do të hapet kombinati “Jugohrom” pa i vendosur filtrat.

“Nëse nuk punon, nëse nuk vendos filtrat atëherë cila do të kishte qenë arsyeja që të vazhdoj më tutje të punojë”, shtoi Izairi.

Ministri Izairi gjatë raportimit të punës dhe aktiviteteve të kësaj ministrie gjatë vitit të kaluar, tha se është në përpilim e sipër plani për vlerësimin e ndotjes, që pritet të publikohet në muajin prill.

Nga organizata joqeveritare “Eko Guerilla” vazhdojnë të vlerësojnë  se “Jugohromi” është ndotësi kryesor dhe se nga mbyllja e tij, banorët e rajonit të Pollogut po frymojnë lirshëm. Në një raport të kësaj organizate thuhet se nga mbyllja e këtij kombinati, për rreth 40 për qind është ulur ndotja e ajrit në këtë rajon, në krahasim me vitin e kaluar. Ndërsa në Shkup ka rritje të nivelit të ndotjes së ajrit për rreth 5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ministri Izairi foli edhe për ndërtimin e sistemeve për furnizim me ujë, problemin me ujërat e zeza, përkrahjen e sistemeve të ujësjellësit siç është ai në Tetovë, menaxhimi me mbeturinat,  menaxhimi me resurse ujore dhe projekte tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button