Sipas Përzhinos, Gruevski sonte jep dorëheqje

3 janar kryeministri Gruevski njoftoi se do të jep dorëheqje para 15 janarit që të mund të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos.

“Në përputhje me marrëveshjen, më 15 janar do të caktohet qeveria e re me kryetar për organizimin e zgjedhjeve. Më herët do të jap dorëheqje kuptohet, ndërsa kush do të jetë personi që do të jetë kryetar qeverie do të publikohet VMRO DPMNE do të merr vendim. Ky vendim do të promovohet publikisht nga VMRO DPMNE ose përmes njoftimi ose përmes konferencës së shtypit” deklaroi atëherë Gruevski.
LEXO: Dorëheqja e Gruevskit, shpresë apo zhgënjim për Maqedoninë?

Nëse respektohen të gjitha afatet edhe pse Marrëveshja e Përzhinos nuk është e saktësuar sepse mban formulime të llojit “në një kohë të ardhshme” dhe “do të jep dorëheqje në kohë” kryeministri Gruevski, së bashku me qeverinë aktuale, duhet më së voni sonte të jep dorëheqje.
LEXO: Kush do ta pret Hanin, Gruevski apo kryeministri i ri?

Më pas, sipas ligjit, presidenti Gjorgje Ivanov duhet mandatin t’ia jep partisë që ka më shumë deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare gjegjësisht sërish VMRO DPMNE-së. Kjo parti, në Kryesinë Qendrore të saj duhet të zgjedh kandidat për kryeministër i cili duhet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë me shumicë të thjeshtë.

I tërë ky proces duhet të kryhet për 24 orë, kuptohet, nëse respektohet Marrëveshja e Përzhinos. Ja se çfarë saktë shkruhet në të:

  1. Qeveria e tanishme do të dorëzojë dorëheqjen zyrtare në Parlament në kohë, që ti lejojë hapësirë të mjaftueshme Qeverisë së re të fillojë punën më 15 janar, 2016, që domethënë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 24 prill 2016. Qeveria e re do të udhëhiqet nga kryeministri i ri që do të propozohet nga VMRO-DPMNE. Programi i kësaj Qeverie do të kufizohet vetëm në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

LEXO: Maqedoni, ende nuk janë “pjekur” kushtet për zgjedhje, a do të mbahen?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button