Lëvizja Besa–Saraj akuzon për mbylljen e dy shkollave, Murati demanton, Ademi heshtë

“Pas lajmit se dy shkolla me mësim në gjuhën shqipe të Komunës së Sarajit, ajo e f. Gërçec dhe ajo e f. Krushopek, nuk do ta fillojnë gjysmëvjetorin e dytë për shkak se Ministria e Arsimit dhe Shkencës e thyen ligjin dhe lejon që një klasë të ketë më shumë se 34 nxënës (në këtë rast nga 43 dhe 47 nxënës), Lëvizja BESA – Saraj e shfrytëzon këtë rast për të deklaruar edhe një herë se ky ministër i Arsimit nuk ka takat, dije dhe dëshirë që ta rregullojë arsimin shqip në Maqedoni”, shkruhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Portalb, kontaktoi me kryetarin e Komunës së Sarajit, Bekim Murati, i cili e demantoi lajmin duke shtuar se shkollat do të vazhdojnë me mësimin ashtu siç ka qenë më parë.

“Absurd është. Është e pavërtetë se do të mbyllen shkollat e f. Gërçec dhe f. Krushopek. Mësimi do të vijojë ashtu siç ka qenë deri më tani”, tha për Portalb kryetari i Komunës Saraj, Bekim Murati.

Redaksia Portalb, ka tentuar të merr deklaratë edhe nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, megjithatë, ministri redaksisë tonë iu “përgjigj” me heshtje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button