Edi Ramës i mungonte fotoaparati të dukej si një turist!

Në mbrëmjen e të martes Maqedonia priti një kryeministër fqinj, atë të Shqipërisë Edi Ramën.

Kur pam në një tryezë të ulur liderët shqiptarë të Maqedonisë, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin së bashku, atëherë kuptuam se me të vërtetë paska arritur kryeministri, sepse rrallë herë jemi mësuar për ti parë së bashku.

Të gjithë shqiptarët e këtij vendi u gëzuan, sepse ashtu me të vërtetë duhet të jenë, çdo herë të bashkuar dhe siç u quajt nga Edi Rama në ‘darkë vëllazërore’.

Por, kishte edhe prej atyre që derdhën lot, sepse iu kujtuan Zgjedhjet e vitit 2008, ku pikërisht për këta dy liderë më saktësisht për subjektet që këta i drejtojnë, fëmijët e tyre ose familjarët derdhën gjakun më të shtrenjtë, ndërsa këto i kanë futur në sirtarin e haresës.

Edi Rama, u prit nga funksionar të mëdhenj të shtetit, nga homologu Nikolla Gruevski, kreu i parlamentit Trajko Veljanovski dhe të tjerë. Për neve shqiptarëve pritja nuk ishte e nivelit të lartë, sepse po të kishte Edi Rama një fotoaparat në qafë, do të dukej si një turist i rastit.

Ne nuk kërkuam të pritet si Gjorgj Bushi në Tiranë ose Prishtinë, por, sa qereku i tij do të na mjaftonte. Ose, nuk mund ti fajësojmë sepse nëpër shtyllat nuk ka vend për flamuj, ose vendi i posterave është mbushur me fotot e gjakpirësit shqiptar ‘Mirë se erdhe Johan’ që për ata ishte ‘HERO’.

Edi Rama, kërkoi sa më shpejtë të implementohet Marrëveshja Kornizë e Ohrit (MKO), dhe tregoi qëndrimin e tij të prerë duke iu e përkrahur vendin për antarësim në NATO dhe BE. Rama, u kthye ne vendlindje por kushedi se fjalët e tij do të shkojnë në vend ashtu siç porositi.

Lajme të ngjashme

Back to top button