Shkëndija rrëmben tri pikë, Renova humbë në Shkup (Video)

Kanë përfunduar dhe ndeshjet e xhiros së 15-të të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë. Ndeshja ndërmjet dy ekipeve shqiptare Shkëndija kundër Gostivarit i takoi skuadrës nikoqire, që fituan me rezultat të thellë 4:0.

Muharem Bajrami ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje, në minutën e  4-të. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa në vazhdim epërsia u rrit pasi në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Artim Pollozhani (50’ – 88’) dhe Burhan Emërllahu (64’).

Renova nuk ka arrit që të vazhdojë serinë pa disfatë, pasi gjipspunuesit u ndalën në Shkup nga skuadra e Makedonija Gj.P,  të cilët fituan me rezultat 2:1. Golat për vendasit i shënuan Stojkovski (48’) dhe Ademi (57’), kurse për Renovën shënoi Ristov (81’).

Ndeshja derbi e zhvilluar në Shkup ndërmjet Vardarit dhe Turnovës mbaroi pa futjes pasi ndeshja përfundoi me barazim 1:1. Të parët në epërsi erdhën nikoqirët me golin e  Grozdanovskit (23’), kurse për mysafirët realizoi  shkupjani dhe një nga sulmuesit më të mirë, Muzafer Ejupi. / Portalb

Rezultatet 
EuroMilk – Rabotniçki 1:0
Makedonija Gj.P. – Renova 2:1
Napredoku – Metallurgu 0:2
Pelisteri – Bregallnica 1:0
Shkëndija – Gostivari 4:0
Vardari – Turnova 1:1

Lajme të ngjashme

Back to top button