Vokrri: Shkarkimi i Valcke nuk na dëmton, i plotësojmë kriteret e FIFA-s

Shkarkimi i sekretarit gjeneral të FIFA-s, Jerome Valcke “nuk e dëmton” rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar të futbollit.

Këtë e ka thënë për Klan Kosovën kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili po ashtu ka theksuar se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në FIFA.

Valcke njihet si një nga njerëzit që ka kontribuar në paraecjen e Kosovës drejt të qenit anëtare e barabartë në mekanizmat e futbollit.

Por Vokrri ka thënë se megjithëse Valcke u shkarkua, Kosova është në rrugë të drejtë për t’u anëtarësuar në FIFA.

“Jo shkarkimi i Valckes nuk e dëmton rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në FIFA. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret statutare që kërkohen”, njofton Klan Kosova.

“Por për momentin synimi ynë është anëtarësimi në UEFA – është caku ynë i parë”.

Valcke u shkarkua me kërkesë të Komitetit Etik, i cili për të kërkoi suspendim nga të gjitha aktivitetet e futbollit për nëntë vjet, në vazhdën e shkarkimeve dhe arrestimeve si pjesë e hetimeve për skandale korruptive në trupën më të madhe të futbollit në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button