HESHTJA!

Heshtja kjo sëmundje e pashërueshme, duke menduar rreth këtij fenomeni do ta kisha quajtur kombëtar arrij ta kuptoj pse jemi në këtë situatë, sigurisht se nuk mundet të përfshihen të gjithë,  mirëpo kur flas për këtë fenomen e kam fjalën tek shumica duke e përfshi dhe vetën. Ky problem kërkon një studim më të gjerë duke filluar nga njerëzit që kanë pozita dhe përgjegjësi sepse ato nuk duhet të heshtin, pikërisht ato duhet të jenë zëri i arsyes dhe rrugës drejtë një ardhmërie më të mirë sepse të gjithë synojmë në të mirat e përgjithshme, për fat të keq nuk shohim as dhe një përpjekje të tillë. Jemi bërë  shkurt pamës dhe mendojmë vetëm për veten, lejojmë të shkelet mbi ne shumë lehtë, ndryshojmë shumë shpejtë, e ka edhe të tillë që thirren në emër të shumicës dhe asgjë nuk bëjnë për të njëjtën, andaj heshtim ne, e heshtin ato, kështu duke heshtur të gjithë para së vërtetës të hidhur që ka shkaktuar një ferr,  në të cilin të gjithë jemi të djegur kush më shumë, e kush më pak.

Heshtja nuk mundet të arsyetohet, atë duhet ta luftojmë sepse ajo  na ka mbytur, por ne duhet të ringjallemi e ti themi mjaftë më heshtjes sepse tash duhet ta dëshmojmë se duam të jetojmë sepse ajo është e drejtë e jona dhe askush nuk mundet të na kufizoj dhe bëj padrejtësi.  Përsëri po vazhdoj ta kërkoj fajtorin tek të tjerët në këtë rast te heshtja, por më falni se heshtja më përgjigjet në heshtje! Andaj edhe unë po flas në heshtje me zë të lartë, UNË jam fajtor…!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button