Kramarska shkarkohet nga pozita e kryeredaktores në gazetën “Utrinski”

Gazetarja Sonja Kramarska sot ka marrë njoftim nga menaxhmenti i Maqedonia Print Media (MPM) se është shkarkuar nga pozita kryeredaktore e gazetës “Utrinski Vesnik”, njofton Nova.

Kramarska, lajmin e ka marrë pasi që është kthyer nga pushimi mjekësor, ndërkaq para festave të fundvitit menaxmenti i MPM-së i ka ofruar që të fillojë me punë si kryeredaktore e gazetës “Vest”, megjithatë ajo ka refuzuar. Sot në gazetën “Vest”, si kryeredaktor i ri filloi me punë, Goran Petreski i cili ka ardhur nga RTVM në vend të Goran Mihajllovskit, transmeton Portalb.

MPM i ka tre gazetat ditore “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik” dhe “Vest” por edhe tjera gazeta dhe magazina argëtuese. Kompania MPM-ja është e poseduar nga “Qendra Grafike DOO”, të cilën e posedojnë tre firma “Mireks Plus”, “Orka Holding” dhe “Internet Invest Group”. Pas tre firmave të Qendrës Grafike DOO, është biznesmeni Orce Kamçev, serbi Veselin Jevrosimoviq i cili i posedon shumicën e aksioneve të TV Alfa-s dhe ish ministri i Punëve të Jashtme dhe ambasador në Gjermani Sergjan Kerim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button