Nga 1 shkurti, pensione më të ulëta për personat që dalin në pension si invalid

Në vend maksimales 80% nga paga me stazh të plotë pune, pensioni nga ky vit (2016), për çdo vit do të ulet për 0.32% në vit. Deri në vitin 2040, përqindja do të bjerë saktë 72%.

Nga ky muaj, bie përqindja e pensionit invalidor. Nga MPPS thonë se bëhet fjalë për ndryshime ligjore që janë sjellë në vitin 2000, kur edhe është krijuar koncepti i sistemit pensional, me kusht që të ndryshohet në vitin 2016, njofton “Vest”.

Kjo nënkupton se punëtorët që do të kenë stazh të plotë (meshkujt 35 vjet, ndërsa femrat 30 vjet) nëse pensionohen si invalid, në vend që të marrin 80%, do të marrin pension në vlerë maksimum 72 për qind nga paga mesatare që e kanë marrë gjatë punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button