Vjedhje në Gostivar, nga dy shtëpi, hajnat largohen me një trofe prej 23 mijë eurosh

Dy persona të panjohur mbrëmë kanë thyer shtëpinë e H.R. (43), në fshatin Toplica, me ç’rast kanë vjedhur ari dhe para duke shkaktuar kështu dëm mbi dhjetë mijë euro.

Sipas policisë së Tetovës, hajdutët në shtëpi janë future nga një dritare e podrumit, dhe pastaj kanë bastisur gjithë shtëpinë.

Në dhomën e fjetjes ata kanë gjetur një valixhe me ari dhe para më vlerë prej dy mijë euro. Ekipi i policisë ka kryer procedurat dhe tani është në kërkim të hajdutëve.

Vjedhje e arit po ashtu është paraqitur edhe në fshatin e afërm Dobri Doll. Rastin e dytë e ka paraqitur D.R. (25), djali i pronarit të shtëpisë.

Hajdutët ne ndihmën e shkallëve të aluminit kanë arritur që të arrijnë në dritaren e katit të dytë të kësaj shtëpie dhe me pas kanë gjetur një xhup të mashkullit në të cilin ka pasur ari me vlerë prej dy mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button