Kosovarët në vendin e tretë për azil në Francë

Kosovarët renditen në vendin e tretë të listës së azilkërkuesve në Francë.

Ata, me 4650 kërkesa azili vijnë menjëherë pas sirianëve me 5200 dhe sudanezëve me 5060 sish.

Franca, gjatë vitit 2015 ka mbetur “nën hije’ sa i përket mësymjes së refugjatëve, po u krahasua me fluksin e madh të tyre drejt Gjermanisë, Austrisë, Suedisë etj. Megjithatë, edhe në këtë vend perëndimor gjatë vitit që shkoi ka pasur një numër të konsiderueshëm azilkërkuesish.

Sipas autriteteve franceze për refugjatët (Ofpra) gjatë vitit që shkoi, në Francë kanë kërkuar azil afër 80 mijë veta (79.130), që është për 22 për qind më shumë se një vit më parë, shkruan nzz.ch. 31 për qind të këresave të azilit janë miratuar, ka theksuar Pascal Brice, drejtor i përgjthshëm i Ofpra, transmeton albinfo.ch.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button