Thaçi reagon për sulmin terrorist në Stamboll

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në lidhje me sulmin e sotëm terrorist në “Sulltanahmet” të Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kryediplomati i Kosovës shprehet se është i shqetësuar mbi lajmet nga Stambolli në lidhje me shpërthimin.

“Mendimet tona janë me popullin dhe qeverinë e Turqisë”, ka shtuar ndër të tjera Thaçi.

Sipas autoriteteve turke në sulmin e sotëm terrorist në “Sulltanahmet” të Stambollit kanë humbur jetë 10 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button