Nafiu sot zyrtarizoi se do të jetë 3 vite “korçar”

Valmir Nafiu ka firmosur sot zyrtarisht kontratën e tij me K.F Skëndërbeu. Nafiu ka arritur akordin me drejtuesit dhe ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me bardhekuqtë.

Zyrtarizimi i kontratës ka ardhur nga Malaga, atje ku skuadra e Skëndërbeut qëndron prej një jave dhe do të qëndrojë edhe të paktën një javë tjetër. Nafiu është një përforcim i madh për kampionët të cilët nuk e kanë mbyllur akoma merkaton.

Në një prononcim pas këtij zyrtarizimi ka folur edhe menaxheri përgjithshëm i skuadrës Gerhard Takaj: “Nafiu është një lojtar me vlera. Pavarësisht moshës, ka një karrierë shumë të pasur dhe me cilësitë që ka mendojmë që do ta ndihmojë skuadrën drejt titullit kampion si dhe pjesmarrjeve të tjera në kompeticionet europiane.

Nafiu ka nënshkruar sot një kontratë 3-vjeçare me klubin dhe tani nuk mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese” përfundoi menaxheri përgjithshëm i Skëndërbeut, Gerhard Takaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button