TM: Ka elemente të krimit të organizuar lidhur me Fondin e FSPI

Në raportin e “Transparent Maqedoni” (TM), për dhjetorin e vitit 2015, janë të potencuara problemet me Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, njofton Portalb.

“Kjo është rezultat e politikës së keqe populiste të Qeverisë në pikëpamje të rritjes së pensioneve, edhe përkundër trendëve të pafavorshme ekonomike në vend”, thuhet në buletinin e ri të TM-së.

“TM ka qëndrim se me këtë janë konstatuar elemente të kryerjes së krimeve të rënda të në fushën e krimit të organizuar, sepse me bëhet fjalë për grup të organizuar të funksionarëve të cilët sinkronizojnë dhe sistematikisht i shkelin ligjet për përfitime të caktuara politike dhe materiale, ndërkaq në dëm të fondit pensional. TM bën thirrje që drejtori i FSPI-së dhe i AMPF-së, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, ministri për Financa dhe kryeministri Gruevski, të sqarojnë se në çfarë mënyre do ta zgjidhin problemin, duke e pasur parasysh analizën e ekspertëve në Fondin për FSPI në periudhën e ardhshme mund të përkeqësohet dhe jo të përmirësohet gjendja”, shtojnë nga Transparent Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button