Shkëndija e pamëshirshme ndaj Probishtipit

Të shtunën në Probishtip, volejbollistë e Shkëndijës kanë shënuar fitoren e tretë në këtë pjesë të kampionatit, ku deri më tani janë luajtur katër xhiro. 

Tetovarët ka mundur në fushë të saj Probishtipin me rezultat të pastër 3:0, në sete  25-11, 25-22 dhe 25-22. 

Rezultati i setit të parë tregon qartë se Shkëndija tregoi se sa në të vërtetë është e fortë, duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve të marrin vetëm 11 pikë. Ndërsa në setin e dytë dhe të tretë duke luajtur më të relaksuar, diferenca ishte vetë 3 pikë, 25-22. 

“Jam i kënaqur me fitoren dhe tre pikët e fituara por jo edhe nga angazhimin e lojtarëve në setin e dytë dhe të tretë. Besoj se në ndeshjen e radhës angazhimi do jetë më serioz”, ka thënë  trajneri Durim Luma pas ndeshjes me Probishtipin.

Ekipi i Shkëndijës në këtë ndeshje ka luajtur me formacionin: Gjorgjevski, Ajeti, Kurtishi, Memedi, Luma, Hamza, Vela, Dimkovski dhe Nebiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button