Kryetari i Komunës së Jegunovcës: Ndotja vjen edhe nga ngrohja globale në Maqedoni

Sot në ambientet e Komunës së Jegunovcës kryetari i kësaj komune, Toni Kocevski dhe Ministri i Ambinetit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, mbajtën një takim pune.

“Problemi me lejen e integruar ekologjike A për Jugohrom-in ende vazhdon. Projekti urbanistik ka kaluar në Komunën e Jegunovcës dhe i është dorëzuar Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Transportit dhe Lidhjeve. Mendoj se njëherë fabrika do të del në likuidim pastaj duhet që t’i posedojë të gjithë standardet ekologjike për të filluar me punë” tha Kocevski.

Ai theksoi se ndotja nuk varet vetëm nga masat që ndermirën por edhe nga ngrohja globale e vendit posaçërisht e Jegunovcës. Ajo që u takon institucioneve përkatëse duhet të bëhet, tha ai, ndërsa për atë që shkaktohet nga kushtet meteorologjike, Kocevski kërkon durim nga ana e qytetarëve.

Në pyetjen e gazetarëve drejtuar ministrit se a është plani i kombinatit ‘Jugohrom’ të shkojë në likuidim dhe pastaj të aplikoj për leje, Ministri Iziairi u përgjigj:
“Kombinati është në procedurën e likuidimit dhe do të duhet të ketë leje A ekologjike, siç ju informoi edhe kryetari i Komunës se plani urbanistik këtu ka kaluar dhe pas takimit që do kemi sot me udhëheqësit e kombinatit do t’ju informojmë. Ata duhet shumë seriozisht të merren me këtë çështje, për arsye të shumë rrethanave, duhet të merren me vendosjen e filtrave për mbrojtjen e ajrit”. tha Izairi.

I pyetur se a do të punojë fabrika ‘Jugohrom’ pas muajt shkurt, Kocevski tha : “nuk është ai që vendos për këtë”.

“Duhet theksuar se në 2016 të fillojmë me projektin e shumë pritur për rregullimin e shtratit të lumit Vardar, projektin Jegunovcë- Tudencë, që kap 7 kilometra. Projekti pritet të kushtojë 6.5 milion euro, ndërsa parashihet që komplet projekti të përfundojë brenda 2-3 viteve. Brenga që vite  me radhë i shqetësonte banorët e Jegunovcës nga vërshimet do të jetë e kaluar. Me këtë projekt mendoj se do të zgjidhet problem jo vetëm i banorëve të Jegunovcës por i komplet Pollogut”, tha kryetari i Komunës së Jegunovcës Toni Kocevski.

Ndryshe, pas konferencës për shtyp, Ministri Izairi dhe Kryetari Kocevski bashkërisht u drejtuan drejtë kombinatit metalurgjik “Jugohrom” që gjendet , në po të njëjtën komunë, siç thanë ata për të biseduar edhe me udhëhesinë e kombinatit i cili tash e 12 ditë nuk punon.

Kryetari i Komunës së Jegunovcës, Toni Kocevski dhe Ministri i Ambinetit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë Nurhan Izairi
Kryetari i Komunës së Jegunovcës, Toni Kocevski dhe Ministri i Ambinetit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë Nurhan Izairi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button