Komuna Çair nuk mban premtimin, nuk vizatohen vijat e bardha për këmbësorët

Problemet në komunikacionin dhe rrugët e Çairit nuk kanë të ndalur. Banorët e kësaj komunës ankohen vazhdimisht lidhur me mungesën e shenjave të komunikacionit .

Banorët e rrugës “Ferid Murati” thonë që në këtë rrugë vozitet shumë shpejti si dhe nuk ka polic të shtrirë askund dhe vendkalime për këmbësorët.

“Është e tmerrshme ta mendosh se në këtë rrugë kaq të gjatë dhe të freuentuar nuk ka polic të shtrirë, të cilët mund të ngadalësojnë shpejtësinë e makinave, të cilat fluturojnë këtu”, tha A.H., qytetar.

“Lëre që vozisin si të çmendur gjithashtu edhe vija për këmbësorë nuk ka. Me gjithë ata banorë që jetojnë në këtë lagje, komuna nuk e sheh të arsyeshme që të vizatohen vija për këmbësorët si dhe të ndërmerren masa për shpejtësinë e makinave”, tha R.G.

Qytetarët gjithashtu thonë se pothuajse çdo ditë ndodhin aksidente, madje pak ditë më parë makina goditi një fëmijë i cili fatmirësisht shpëtoi me lëndime të lëhta.

“Kjo rrugë është mjaft e banuar dhe ka tre marketet më të kërkuara në këtë lagje dhe normal që është shumë e frekuentuar por ja që lihet pas dore nga vetë komuna. Pak ditë më parë makina përplasi një djalë te vogë, pasi nuk e pa nga mjegulla dhe ishte në shpejtësi. Fatmirësisht djali shpëtoi mirëpo rreziku ekziston”, thonë për Portalb, banorët e kësaj lagjeje.

Nga Komuna Çair, Udhëheqësi i sektorit për Urbanizëm, Xhingis Hani, kohë më parë sqaroi për Portalb, se kërkesa për ti vizatuar vijat për këmbësorët është bërë deri te Qyteti i Shkupit.

“E dimë se ka nevojë dhe se ka shumë popullatë tani në këtë rrugë. Ne si komunë kemi bë kërkesën deri tek Qyteti i Shkupit dhe së shpejti do të vizatohen vijat për kalimin e rrugës nga ana e këmbësorëve”, sqaron Hani.

Mirëpo kjo gjë nuk u realizua.

Kohë më parë nga Organizata Joqeveritare (OJQ), Duam Çair të Pastër gjithashtu thonë se në inboxin e faqes së tyre në rrjetin social facebook marrin thuaja se çdo ditë shkresa prej lexuesve tanë të cilat kanë të bëjnë me mungesën e disa parametrave sa i përket komunikacionit në komunën Çair!/Portalb

LEXO MË SHUMË:

Shkup, brenda 24 orëve 15 aksidente 4 të lënduar

Gjatë 24 orëve, 18 aksidente në Shkup, 17 të lënduar dhe një viktimë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë regjistruar 12 aksidente komunikacioni

Në Shkup dje në shtatë aksidente janë lënduar pesë persona

Gjatë vikendit, 26 aksidente në Shkup

Në Shkup 17 aksidente me 21 të lënduar

Njëzetë e gjashtë aksidente për tre ditë në Shkup

Komunikacioni rrugor, Shkup: Për tetë muaj 27 të vdekur, prej tyre 15 këmbësorë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button