Shabani-Mexhiti biseduan për “Valorizimin e tregtisë tradicionale dhe ekonominë sociale”

Ministri për Vetëqeverisje Lokale Lirim Shabani, në kuadër të aktiviteteve të cilësuara si “Java e decentralizimin dhe zhvillimit regjional” sot vizitoi Komunën e Çairit ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Izet Mexhiti.

Në këtë takim u debatua për projektet e realizuara deri tani, me theks të posaçëm për projektin “Valorizimi i tregtisë tradicionale dhe ekonomia sociale”, i cili ka për qëllim të ndikojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajonin ndërkufitar, përmes përkrahjes së zanateve tradicionale dhe sipërmarrësisë sociale.

Në këtë takim kryetari Mexhiti e njoftoi ministrin Shabani me atë se në kuadër të projektit në fjalë, aktivitetet janë fokusuar në identifikimin e zanatçinjve dhe sipërmarrësve social në komunën e Çairit, organizimin e punëtorive për brendim, dhënien e sub-granteve për zanatçinjtë, renovimin dhe hapjen e Info Qendrës për Zanatçinj dhe vendosjen e info pikave multimediale. Ky projekt theksoi kryetari Mexhiti, do të realizohet për 18 muaj dhe kap vlerën prej 241.631 euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button