Një zyrtar i lartë kinez dënohet me 15 vite burg për marrje ryshfet

Ish-zëvendës ministri kinez për Siguri Publike është dënuar me 15 vjet heqje lirie nën akuzën se ka marrë ryshfet, njofton agjencia shtetërore e lajmeve nga Kina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e publikuar raportohet se Li Dongsheng është shpallur fajtor nën akuzën se ka pranuar ryshfet dhe se ka konfiskuar pronë private në vlerë prej një million Yuan (150 mijë dollarë amerikan).

Qershorin e kaluar Li u përjashtua nga Partia Komuniste e Kinës (CPC) për “shkelje serioze disiplinore” pasi për të u raportua se në përiudhën mes viteve 2008 dhe 2013 ka pranuar ryshfet që kap vlerën prej 22 milionë Yuan (3.3 milionë dollarë).

Mësohet se Li ka qenë i afërt me Zhou Yongkang, ish anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës, i cili në muajin qershor u dënua me burg të përjetshëm më të njëjtat akuza të marrjes së ryshfetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button