‘Ronaldo është jashtë këtij planeti’

Carlo Ancelotti ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është jashtë këtij planeti pas hat-trickut të tij të 19 në La Liga në fitoren 5-1 kundër Real Sociedad.

Reprezentuesi Portugez shënoi në minutën e 12 në Bernabeu, para se të asistonte për Benzeman dhe të shënonte edhe dy gola të mrekullueshëm.

“Për momentin, Cristiano është jashtë këtij planeti”, deklaroi 54-vjeçari.

“Ai po luan me një ekuilibër të pabesueshëm dhe shënon shumë gola. Është vështirë të gjesh fjalët që e përshkruajnë atë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button