Shpërthimi në Stamboll, 10 të vdekur dhe 15 të plagosur (VIDEO-FOTO)

Prefektura e Stambollit ka njoftuar se në shpërthimin e ndodhur në Sulltanahmet sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë, raporton Anadolu Aency (AA).
Stamboll (2)

Shpërthimi në fjalë ka ndodhur pranë xhamisë Sulltanahmet (Xhamia Blu) të Stambollit. Sipas informacioneve të para shpërthimi  ka ndodhur në orën 10.20 sipas kohës lokale nga shkaqe ende të pacaktuara.

Stamboll (1)

Në vendngjarje janë dërguar forca të shumta policie dhe ekipet shëndetësore, ndërkohë hetimet për shkakun e shpërthimit janë në vazhdim.

Ky është shpërthimi i tretë vdekjeprurës në pak muaj në Turqi.

30 persona humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi vetëvrasës në korrik të 2015-ës në Suruç, pranë kufirit me Sirinë.

Dy shpërthime të tjera në tetor, në stacionin kryesor të trenave në Ankara, morën jetën e më shumë se 100 personave që qenë mbledhur për një manifestim paqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button