Ferrari kërkon të rikthejë titullin në Maranello

Pas një sezoni që mund të konsiderohet deri diku pozitiv, tashmë objektivi kryesor i Ferrarit është të rikthehet te suksesi.

Diçka të tillë e bëri të ditur vetë presidenti i skuadrës italiane Sergio Marchionne në një konferencë për shtyp në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Gjëja më e rëndësishme për Ferrarin në vitin 2016-të është të bëjë një paraqitje sa më të mirë në testet parasezonale që do të zhvillohen në Barcelonë për të shkuar më pas në Australi ku objektiv do të jetë vetëm fitorja. Duhet të rikthehemi me çdo kusht te suksesi, është ky objektivi kryesor“, deklaroi Marchionne për mediat.

Më tej numri 1 i kokëkuqes u shpreh: “Në Australi dëshirojmë te jemi skuadra për t’u mundur pasi jemi ne ekipi më fitues në historinë e Formula 1. Kemi bërë të gjitha investimet e kërkuara nga inxhinierët për të rikthyer titullin në Maranello“. Në 2015-tën Ferrari u mjaftua me vendin e dytë në renditjen e konstruktorëve dhe me vendin e 3-të të Sebastian Vettel në klasifikimin për pilotë. Që prej vitit 2007 kur finlandezi Kimi Raikkonen u shpall kampion Bote, kokëkuqja nuk ka fituar më një titull kampion për pilotë, por sipas Sergio Marchionnes, 2016-ta është viti i duhur që Ferrari të rikthehet te sukseset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button