Stuhi e madhe në Manastir: Shumica e fshatrave pa energji elektrike

Era e fortë e cila ka fryrë në periudhën nga ora 05:30 deri më 06:30 ka shkaktuar dëme materiale të objekteve private dhe publike në Manastir, transmeton Portalb.

Nga zyra regjionale e Qendrës për Menaxhim me Kriza thonë se ende po mblidhen informata për dëmet e shkaktuara, drunj dhe çati të shkulura, ndërkaq në shumicën prej fshatrave ka ndalim të energjisë elektrike.

“Për më shumë informata do të njoftojnë gjatë ditës”, tha Dimçe Joshevski, kryetar i zyrës regjionale të Qendrës për Menaxhim me Kriza në Manastir. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button