Vetëvendosje sulmon me vezë Murat Mehën (VIDEO)

Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Mehën, është goditur me vezë nga Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç thuhet në një postim të VV-së në Facebook, ai si Kryetar i atij komisioni, ka bërë lëshime të mëdha, me ç’rast mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës ia ka dhënë Malit të Zi.

“Si rezultat i marrëveshjeve të tilla që dëmtojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës, shteti jonë tash e sa muaj është në krizë të thellë politike. As pas konstatimeve të ekspertëve se marrëveshja për demarkacionin është gabim, ky milioner i Qeverisë së Kosovës nuk reflektoi. Aksionet dhe protestat tona nuk do të ndalen, deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme, dhe deri në largimin e kësaj qeverie. Deri atëherë, përgjegjësit për këto dëme nuk do t’i lëmë të qetë”, mbyllet postimi i VV-es.

Goditet me vezë Murat MehaAktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e goditën me vezë sot Murat Mehën, Kryetarin e Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Ai si Kryetar i atij komisioni, ka bërë lëshime të mëdha, me ç’rast mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës ia ka dhënë Malit të Zi. Si rezultat i marrëveshjeve të tilla që dëmtojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës, shteti jonë tash e sa muaj është në krizë të thellë politike. As pas konstatimeve të ekspertëve se marrëveshja për demarkacionin është gabim, ky milioner i Qeverisë së Kosovës nuk reflektoi. Aksionet dhe protestat tona nuk do të ndalen, deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme, dhe deri në largimin e kësaj qeverie. Deri atëherë, përgjegjësit për këto dëme nuk do t’i lëmë të qetë.

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, January 11, 2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button