Armëpushimi që nuk u arrit kurrë në Ukrainë

Zhurmat e të shtënave në Ukrainën Lindore nuk kanë të ndalur edhe pse është arritur një marrëveshje armëpushimi.

Rusia e cila dërgon mesazhe sensibilizimi dhe imazhe ”paqeje” komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës mes Iranit dhe Arabisë Saudite, vazhdon të mbetet një pengesë për dialogun në Ukrainën Lindore duke përshkallëzuar krizën atje.

Separatistët e ndihmuar me armë dhë ushtarë nga Rusia vazhdojnë të godasin frocat e qeverisë së Ukrainës, ndërkohë marrëveshja e Minskut nuk duket se ka dhënë efektet e saj.

Edhe pse palët e Treshes së Kontaktit kishin rënë dakord që gjatë Krishtlindjeve dhe festës së fundvitit do të kishte një armëpushim pa kushte mes palëve që nga 22 dhejtori kur u arrit marrëveshja deri më sot armët nuk kanë pushuar në këtë rajon.

Ndërkohë që forcat e sigurisë së Ukrainës janë në gatishmëri të plotë për zbatimin e pikave të marrëveshjes edhe gjatë kohë kur në Minsk bëhej mbledhja për arritjen e një armëpushimi separatistët morën kontrollin e qytezës së Kominternovo-s.

Këto sulme të separatistëve janë regjistruar edhe në raportet e OSBE-së.

Në raportin e OSBE-së thuhet se edhe anëtarët e këtij institucioni herë pas here janë kërcënuar gjatë punës së tyre si dhe nuk u është lejuar hyrja e tyre në disa rajone të ndryshme. Në raport theksohet se në Lugansk në pikat më strategjike herë herë bien edhe predha të lëshuara si dhe dëgjohen zhurma armësh të rënda.

Ekipet të cilët kontrollojnë heqjen e armëve të rënda nga rajoni, pjesë kjo e parashikuar edhe në marrëveshjen e Minsk-ut, kontstatojnë shkeljet herë pas here.

Shkelja e marrëveshjes së armëpushimit nga separatistët komentohet si një humbje e Rusisë në rajon. Ndërkohë theksohet se Rusia është duke zgjeruar politikat e saj në mënyrë që kriza në këtë rajon të vazhdojë si dhe të mbulojë humbjen e saj.

Nga ana tjetër ndërhyrja në Siri dhe kërkimet për një tjetër tubacion gazi drejt Europës ka bërë që Rusia të humbë interesin intensiv që kishte për zonën e Ukrainës Lindore.

Humbja e Rusisë në këtë zonë vërehet edhe nga ndalimi i dhënies së ndihmës ndaj Krimesë si dhe ulja e ndihamve ndaj separatistëve në Lindje të Ukrainës.

Një ekspert i politikës, Dmitri Oreshkin në një analizë në ueb-faqen Apostrof e cilëson si një humbje të madhe të Vladimir Putinit në Lindje të Ukrainës.

Oreshkin krahas të tjerash pretendon se në vitin 2016 Putin do të luajë një politikë të distancuar nga kriza e Lindje së Ukrainës.

Analisti në shkrimin e tij thotë gjithashtu se Rusia për shkak të vëmëndjes së saj në Siri nuk do të mund të rrezikojë në çështjen e krizës të Lindjes së Ukrainës. Ai shprehet gjithashut se Ukraina këtë vit do ti kushtojë rëndësi rimëkëmbjes së ekonomisë në vendin e konfliktit.

”Sipas mendimit tim në rajon nuk do të ketë një zgjidhje. Rajoni do të marrë një gjendje të frikshme. Gjerëzit këtu do të jetojnë gjysmë të uritur. Nuk do të ketë punë, nuk do të ketë para. Dy palët do të vazhdojnë me provokimet e tyre. Konfliktet e armatosura gjatë vijës kufitare do të vazhdojnë. Sepse separatistët do ti kujtojnë Moskës që ajo duhet ti ushqejë ato.” shkruan analisti ndër të tjera.

Oreshkin pretendon gjithashtu se marrëveshja e Minskut do të përfundojë pa ndonjë zgjidhje konkrete.

”As paqja, as politika dhe as diplomacia nuk do të mund të sjellin një përfundim” thotë Oreshkin në përfundim të analizës së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button