Faji i ministreshës!

[Recension: Remenski pa ndjenjë për njerëzi – nuk e vizitoi fëmijën e parë që lindi]

Ky artikull është përgatitur me qëllim që ta sulmojë ministreshën për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski. Me këtë rast, promovohet teza se ajo është dashur ta vizitojë fëmijën e parë që ka lindur.

remenski prvo bebeLinku deri te aertikulli origjinal: Remenski pa ndjenjë për njerëzi – nuk e vizitoi fëmijën e parë që lindi

Data dhe koha e publikimit: 2.01. 2016, 15:02

Data e recensionit: 04.01.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

TENDENCIOZITET DHE TON OFENDUES

Që në fillim të tekstit shihet qëllimi që ministresha për punë dhe politikë sociale të paraqitet në dritë negative. Tendencioziteti vërehet në konstruksionin e titullit, i cili ka ton ofendues.

“Remenski pa ndjenjë për njerëzi – nuk e vizitoi fëmijën e parë që lindi”

Ndërsa, përzgjedhja e fotografive me të cilat është i ilustruar teksti dhe ku Remenski është paraqitur me fytyrë të vrenjtur dhe shikim të ashpër, duhet ta përforcojë përshtypjen për “mospasjen e njerëzisë”.

Përndryshe, artikulli është marrë në tërësi nga një portal tjetër, ku megjithatë, ka një titull më korrekt dhe është përdorur fotografi në të cilën ministresha është e buzëqeshur.

REMENSKI “NË SHTYLLËN E TURPIT”!

Pastaj, në pjesën përmbajtësore, duke e vënë Remenskin në kontekst negativ, teksti thekson se paraardhësi i saj, Dime Spasovi,

“ditën e parë të vitit e vizitonte fëmijën e parë që ka lindur dhe i jepte një pllakë ose monedhë të artë.”

Në artikull poashtu thuhet se kësaj radhe foshnjen e parë e vizituan kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, dhe ministri për shëndetësi, Nikolla Todorovi. Mirëpo, nuk thekson se, për shembull, kryeministri nuk e vizitoi foshnjen e parë që ka lindur.

Në media kishte informatë se Gruevski për herë të fundit e ka vizituar foshnjen e parë që ka lindur, në vitin 2013. Kështu, duke u nisur sipas logjikës sipas të cilës Remenski vendoset në shtyllën e turpit dhe akuzohet për mospasje të njerëzisë, a mund të tërhiqet një paralele e këtillë edhe me kryeministrin?! Gjithsesi, një rezonim i arsyeshëm nuk sygjeron një gjë të tilë. Mirëpo, perceptimi i shtrembëruar që e krijon ky material çon edhe në një përfundim të tillë.

Nga ana tjetër, pavarësisht nga ajo se “vizita e fëmijës që së parë që ka lindur” nuk është detyrë pune e një ministri, megjithatë, kur Remenskit kjo i merrеt si mëkat i madh, është dashur të pyetet se pse ka bërë një “lëshim” të këtillë. Mirëpo, është e qartë se “pala e dytë” nuk është përputhur me konceptin e kësaj përmbajtjeje kritikues, që ka një qëllim të vetëm – ta sulmojë ministreshën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button