Mijëra euro të hedhura nga mëngët

[Recension: Prokurorja speciale me buxhet familjare të rëndë mijëra euro]

 

Ky është edhe një nga seria e teksteve që pa ia nda përpiqen ta diskrditojnë prokuroren speciale publike, Katica Janeva, e cila është njëra nga hallkat kryesore në procesin e zgjidhjes së krizës më të madhe në të cilën gjendet Maqedonia që nga konflikti i vitit 2001.

12528190_10205747226736254_1890391048_oLinku deri te artikulli origjinal: Prokurorja speciale me buxhet familjare të rëndë mijëra euro

Data dhe koha e publikimit: 05.01.2016, 11:11

Data e recensionit: 08.01.2016

Recensues: Simona Atanasova

VLERËSIME TË BËRA ME SY

Sulmi më i ri është se “buxheti familjar i prokurores është i rëndë mijëra euro”, ndërsa përveç supozimit për rrogën e Janevës, nuk ka asnjë të dhënë tjetër se buxheti i familjes së saj arrin shumë aq të madhe. Vetë fjala “mijëra”, nuk është konkrete dhe ka mundësi të jetë dy mijë euro, mirëpo edhe dhjetëra, e madje edhe qindra mijëra euro.

Në tekst thuhet:

Netpresi erdhi deri te një dokument që tregon se djali i saj, Llazar Janev, është njëri nga personat përgjegjës në Qendrën tranzitore Vinojug në Gjevgjeli, dhe është pjesë e projektit që është i mbështetur financiarisht nga Këshilli danez për refugjatë. Sipas informatave jozyrtare deri te të cilat erdhi Netpresi, kompensimi mujor që e merr Llazar Janevi për angazhimin e tij në këtë organizatë të huaj, është disa mijëra euro.

Mirëpo, artikulli nuk ofron dëshmi se rroga e djalit të Janevës është disa mijëra euro,  e as që tregon se sa janë ato “disa”. Në tekst është prezantuar një dokument ku është i shkruar emri i djalit të Janevës, si dhe shtatë emra të tjerë, mirëpo në to nuk gjendet shuma për të cilën është angazhuar ai.

Në artikulli spekulohet edhe për rrogën e Janevës, se është rreth 1.700 еuro, mirëpo edhe për këtë shumë nuk ka asnjë dëshmi.

Poashtu, nuk vërehet se është bërë përpjekje që të kërkohet Janeva, që të konfirmojë ose të demantojë se gjendja financiare e familjes së saj është me të vërtetë e tillë. Kundrejt kësaj, artikull pa asnjë vërtetim, ka përfunduar se

vetëm dy anëtarë të familjes së Janevës fitojnë disa herë më shumë se sa çdo familje mesatare në Republikën e Maqedonisë.

Një tekst i përgatitur në mënyrë profesionale nuk guxon të vlerësojë “me sy” se sa fiton prokurorja publike. Tema është interesante, mirëpo lexuesve duhet t’u ofrohen të dhëna të sakta dhe të verifikuara, e jo të spekulohet me numra dhe të hedhura nga mëngët!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button