Grubi në takim me ambasadorin Reka: Kriza politika përmbyllet me mbajtjen e zgjedhjeve

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi priti ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni,  Fatos Reka.

Deputeti Grubi dhe Ambasadori Reka diskutuan rreth krizës politike në Maqedoni, zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos, marrëdhëniet bilaterale, çështjen e emrit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Grubi njoftoi ambasadorin Reka mbi përpjekjet e BDI-së për të tejkaluar kontestin me fqiun tonë jugor sepse kjo çështje është pengesa e vetme për anëtarësim të menjëhershëm të Maqedonisë në NATO dhe theksoi që Shqipëria, si anëtare e aleancës veriperëndimore, mund ta ndihmon këtë proces. Në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, Grubi theksoi që shumica dërmuese e obligimeve tashmë janë zbatuar dhe partitë politike duhet që të angazhohen për ta përmbyllur krizën sa më shpejt nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa reformat sistemore mbeten obligim i të gjitha forcave politike të cilat duhet të përkrahin zbatimin e tyre edhe pas zgjedhjeve. Tejkalimi i krizës politike paraqet edhe një kusht shtesë për rikthimin e Maqedonisë në agjendën integruese Euro-Atlantike e cila është prioritare dhe i bashkon të gjithë qytetarët e vendit”, njoftojnë nga BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button