Eurodeputetët Vajgëll, Hovit dhe Kukan sot në Maqedoni

Anëtarët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, të cilët kanë ndërmjetësuar në përpjekjet për arritjen e Marrëveshjes në Përzhino, sot do ta vizitojnë Maqedoninë.

Eurodeputetët pritet të mbajnë takime të ndara me liderët e partive politike, nënshkrues të marrëveshjes. Vajgëll, Hovit dhe Kukan, gjithashtu, duhet të takohen edhe me prokuroren speciale, Katica Janeva, si dhe me përfaqësues të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Kjo treshe e Europarlamentit, konsiderohet se do të ketë detyrë t’i bind partitë që të përshpejtohet miratimi i obligimeve të tjera të marrëveshjes së Përzhinos dhe të prioriteteve urgjente reformuese të cilat i rekomandoi Komisioni Evropian.

Përndryshe, eurokomisari për bisedimet për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, definitivisht do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë të premten (15 janar), informon korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, transmeton Portalb.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, sot për MIA e ka konfirmuar ardhjen e Han-it në Shkup për të premten. Ashtu siç ka njoftuar më parë, ai do të bisedojë me të gjithë palët nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, që t’i jepet fund krizës politike në vend.

“Komesari i Bashkimit Evropian, do ta vizitojë Shkupin më 15 janar”, deklaroi Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button