Greqi, vazhdon “gjuetia” ndaj shqiptarit Klodi Lesi, që pasi vrau gruan rrëmbeu fëmijën

Është dita e tretë që qindra forca policia në të gjithë Greqinë i janë vënë nga pas shqiptarit Klodi Lesi. Ky i fundit, pasi masakroi me thikë ish-gruan e tij, mori edhe djalin dhe është arratisur. Të gjithë krimin ai e kreu në vetëm 1 minute e 30 sekonda.

Në një intervistë për gazetën, “Protothema” babai i viktimës ka thënë se 34-vjeçari shqiptarë erdhi i vendosur për të vrarë vajzën e tij.

Në kohën kur ndodhi ngjarja ai është përshëndetur me ish-vjehrrën e tij dhe më pas është ngjitur në katin e dytë ku banonte ish-gruaja.

Ai e ka vrarë viktimën në me pak se 90 sekonda, ku më pas është larguar me djalin e tij të vogël. Nëna e viktimës ka kuptuar se kishte ndodhur diçka vetëm nga të qarat e fëmijës të rrëmbyer nga Klodi Lesi.

Fëmija 4 vjeçar sipas autoriteteve greke është i sëmurë dhe gjendja e tij shëndetësore mund të jetë rënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button