Talat Xhaferi mbyll gojën për Ujqit!

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi edhe sot nuk e pa të arsyeshme të komentojë çështjen e ngritur një ditë më parë nga televizioni ALSAT-M, se cila është arsyeja që në njësitin elitar të ARM-së ‘UJQIT’ nuk ka asnjë shqiptar! 

Kujtojmë opinionin se njësitet elitare ushtarake në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes numërojnë zero shqiptarë. ALSAT-M mëson se njësiti ‘UJQIT’ nuk ka asnjë shqiptar, ‘Renxherët’ shumë pak, ndërsa për “Skorpionët” nuk ka informata pasi të gjithë këta njësite konsiderohen si struktura sigurie, informatat rreth të cilëve janë tepër konfidenciale. 

Kujtojmë gjithashtu se edhe ky zyrtar i BDI-së nuk iu përgjigj kërkesës sonë për informim lidhur me çështjet me interes për opinionin shqiptar në vend edhe pse një javë më parë kryetari i tij Ali Ahmeti, porositi mediat që të kontaktojnë sa më shpesh zyrtarët e kësaj partie, përfshirë këtu edhe Talat Xhaferin. 

Njësitet elitare të ARM-së u formuan gjatë viteve 1993-1994. Mungesa e besimit dhe injoranca e vazhdueshme ka lënë jashtë të rinjtë shqiptarë. Alsat M edhe dje kërkoi sqarime nga ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi, por nga Kabineti i tij u arsyetuan me vizitën zyrtare në Mal të Zi të zotit Xhaferi. /alsat-m

Lajme të ngjashme

Back to top button