Për 100 vende pune, mbi 8 mijë kandidatë

Se të rinjtë në Maqedoni më shumë duan të punojnë në administratë ose kompani shtetërore, këtë më së miri e dëshmon shembulli i fundit i konkursit nga Ndërmarrja publike “Postat e Maqedonisë” për pranimin e 100 punonjësve të rinj në gjithë vendin. Për 100 vende pune në konkursin e kësaj ndërmarrje shtetërore kanë konkurruar 8600 perona, përfshirë kandidatë shqiptare e maqedonas, shkruan gazeta Koha.

Edhe pse konkursi ishte shpallur më 23 nëntor të vitit të kaluar, kohë më parë kandidatët përmes thirrjeve telefonike janë informuar se konkursi është anuluar dhe se duhet të drejtohen deri te Posta që te tërheqin dokumentacionin e dorëzuar. Nga kabineti i drejtorit të përgjithshëm të N.P. “Postat e Maqedonisë”, Fadis Rexhepi, pranojnë se është paraqitur numër i madh i kandidatëve të interesuar, por nuk tregojnë arsyet e anulimit të këtij konkursi. “Për shkak të agjendës së ngarkuar të drejtorit lidhur me informacionin se deri ku është procesi i pranimit të 100 punonjësve të rinj, të cilët kanë dorëzuar aplikimet e tyre në konkursin e fundit të shpallur në nëntor të vitit të kaluar, paraqituni të hënën. Ndërsa, sa i përket arsyes së anulimit të konkursit janë të informuar të gjithë kandidatët gjatë marrjes së dokumentacionit të dorëzuar”, deklaruan nga kabineti i drejtorit të përgjithshëm të N.P. “Postat e Maqedonisë. Edhe vet drejtori, Fadis Rexhepi, i kontaktuar nga gazeta KOHA të premten për të sqaruar arsyet e anulimit të konkursit, përmes porosisë së celularit është përgjigjur se “është i zënë”.

Në konkursin e fundit të N.P. “Postat e Maqedonisë” parashihej të pranohen 100 persona të rinj me shkollë të mesme dhe arsim të lartë. Nga 100 vende të lira të punës në nivel republikan, 32 prej tyre duhet të ishin shqiptarë. Se interesim i të rinjve është shumë i madh për tu punësuar në institucionet shtetërore këtë e vërteton edhe konkursi i fundit të publikuar në fillimin e vitit 2014 nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ( SIMO), ku për 200 nëpunës shtetëror, dhe atë 40 nëpunësve të rinj shtetëror me shkollë të mesme dhe 160 me arsim të lartë, kishin konkurruar gjithsejtë 7000 kandidatë.

Gjithashtu, edhe të dhënat e fundit zyrtare të Agjencisë për administratë tregojnë se është i madh interesimi i të rinjve në Maqedoni për tu punësuar në administratë dhe se gjatë vitit 2013, janë publikuar 287 shpallje për pranimin e 1921 nëpunësve shtetëror, ndërsa kanë konkurruar gjithsej 126.754 kandidatë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button