Thaçi dhe Tadiç mund të nominohen për Nobelin

Kreu i grupit lobues shqiptar në kongresin amerikan, është duke kërkuar mbështetje për emërimin e Catherine Ashton-it, Ivica Daqiç-it dhe Hashim Thaçit për çmimin Nobel, sipas Tanjug-ut.

Lajmi është bërë publik nga grupi lobues pro serb në Kongresin amerikan të cilët thanë se kongresmeni demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel është në mënyrë aktive duke u përpjekur për të fituar mbështetjen e kolegëve të tij për këtë nismë. Më pas, do të vendoset nëse do t’i dërgohet letër, komitetit Nobel për paqe.

Kongresmeni Eliot Engel, në lidhje me këtë e ka kontaktuar grupin pro serb, duke kërkuar mbështetjen e tyre, por këta të fundit, nuk e ka dhënë ende fjalën e tij përfundimtare, pasi është duke pritur për mendimin e qeverisë së Serbisë për çështjen në fjalë.

“Ne nuk kemi vendosur ende, prisni për qëndrimin e qeverisë serbe, kurse, Engel thotë se qëllimi i iniciativës së tij është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, theksuan nga grupi lobues serb, për Tanjug-un.

Komiteti shqiptar, i udhëhequr nga Engel, dy muaj më parë filloi një nismë për miratimin një rezolute nga kongresi i SHBA-ve, në lidhje me vëllezërit Bytyqi, por ajo ende nuk ka ardhur në rendin e ditës, pasi, së pari për të duhet të votojnë, nën-komiteti i kongresit për çështje evropiane dhe komiteti për punë të jashtme i kongresit.

Eliot Engel është konsideruar si një nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës që nga mesi i viteve nëntëdhjeta, kurse në vitin 2005, rruga kryesore e Pejës, ka marrë emrin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button