Ja cilat janë domethëniet e tatuazheve të Eminemit (FOTO)

Tatuazhet e Eminem, reperit i cili bëri për vete miliona njerëz, jo rastësisht ndodhen në trupin e tij. Çdo tatuazh ka një domethënie për jetën e tij, ndodhitë dhe njerëzit më të dashur.

Reperi që fitoi çmimin Grammy ka disa albume dhe madje debutoi me filmin e tij të parë biografik të quajtur “8 Mile”.

Në vitin 2010, ai lansoi albumin e shtatë të quajtur ‘Recovery’, që u shit në më shumë se 10 milionë kopje në mbarë botën.

Eminem konsiderohet nga fansat e tij si reperi më i mirë i të gjitha kohërave. Kështu, për të gjithë fansat e tij në vendin tonë, Express ju njofton me tatuazhet e tij, për të cilat ka domethënie të veçantë.

1. Portreti i Hailie Jade dhe Bonnie & Clyde

screenshot-4_1452376245-4036948

Portreti mbi trëndafila në pjesën e lartë të krahut të majtë është i vajzës së tij Hailie Jade. Tatuazhi ka edhe fjalët “Bonnie & Clyde”, një këngë në Slim Shady LP që reperi ia dedikoi asaj.

2. Proof

proof-photo-u1

Në krahun e tij të majtë, Eminem ka një tatuazh në kujtim të shokut të tij të ngushtë Proof, i cili u qëllua për vdekje më 2006 dhe i cili kishte një tatuazh të ngjashëm, transmeton Gazeta Express.

3. Daja Ronnie dhe qyteti i Detroidit

EMINEM
EMINEM

Në pjesën e lartë të krahut të majtë ndodhet një shenjë në respekt të dajës së tij Ronnie Pilkingon, i cili bëri vetëvrasje më 1991.

4. Numri 12

number-and-quot-12-and-quot-photo-u1

Në pjesën e poshtme të dorës së majtë ndodhet një tatuazh në numrin 12, që është pjesë e ish-grupit të tij D12.

5. Tatuazhi Hailie Jade

hailie-jade-tattoo-photo-u2

Ai e bëri këtë tatuazh kur lindi vajza e tij Hailie në ditën e Krishtlindjeve më 1995.

6. Tatuazhi “Slit me”

slit-me-photo-u1

Një tjetër tatuazh në byzylyk të dorës së djathtë ka kuptimin e “më prej”, një kuptim literal për përpjekjet e tij për të bërë vetëvrasje disa herë në jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button